Wednesday , November 25 2020

“E dua unë më shumë”, Romeo zbulon detaje nga lidhja me Jonidën, flet për planet për dasmë

Këngëtarja e njohur shqiptare Jonida Maliqi dhe aktori Romeo Veshaj po shijojnë romancën prej kohësh tashmë. Aktori i humorit ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Shiko Kush LUAN”, ndërsa si çdo personazh, ai i është përgjigjur edhe disa pyetjeve jashtë studios së emisionit, në “After Party” të formatit.

E do Romeo më shumë partneren apo e anasjellta? Veshaj është përgjigjur: “E dua!” Pra, le të themi se Romeo e ka vendosur kush fal dashuri pa limit në çift. (Po Jonida ç’mendon?!) Ai ka zbuluar se është shumë romantik e kjo u kuptua nga natyra e dhuratave që zgjedh për partneren. “Bizhuteri dhe trëndafila”, ka dhëne Romeo si përgjigje. Mes dasmës tradicionale dhe asaj private, aktori ka zgjedhur këtë të fundit. Sa për planet për familje, ai ka thënë se dëshiron një familje të madhe.

Mjaftoi kaq që të kuptonim jo pak gjëra lidhur me marrëdhënien mes Jonidës dhe Romeos. Pak por e sigurt: dashuria është në ajër…edhe për shumë kohë! /News31