Sunday , November 29 2020

Komiteti i Ekspertëve, gati vendimin për vatrat e përhapjes se koronavirusit

Baret-restorantet dhe urbanet në kryeqytet konsiderohen si vatra të përhapjes se koronavirusit, për shkak të mos respektimit të distancave nga një tavolinë tek tjetra. Kjo ka bërë që Komiteti i Ekspertëve të marrë në shqyrtim vendimin për kufizimin e orareve të këtyre subjekteve… Gjatë qëndrimit në bare, maska nuk është detyrim, por distanca po.

“Nëse nuk respektohet distanca atëherë janë të riskuar”.

“Shërbimi urban është një tjetër pikë kritike në kryeqytet sa i takon përhapjes se koronavirusit. Në orare të caktuar autobusët janë të tejmbushur me pasagjerë. Një pjesë e mirë nuk i mbajnë maskat dhe ata që i mbajnë, i mbajnë në mënyrë jo korrekte, duke u bërë kështu faktor risku për infektim dhe përhapje të koronavirusit”.

“Është thënë që urbanët kanë dhe ato risk transmetimi. Ata që nuk mbajnë maska duhet të mbajnë maska, ndërsa për rregullat e tjera, personat që janë përgjegjës duhet të respektojnë protokollet”.

Specialistët e Shëndetit Publik apelojnë që qytetarët, ashtu si dhe drejtuesit e bizneseve, të jenë të ndërgjegjshëm për respektimin e rregullave bazë të frenimit të transmetimit të virusit, pasi është e pamundur që të gjithë të monitohen me anë të inspektorëve apo të mbahen nën kontroll me anë të gjobave.