Sunday , November 29 2020

Protestë? Studentët e Elbasanit nisin mësimin online, por me ankesa

10 mijë studentë të universitetit “Aleksandër Xhuvani të Elbasanit e kanë nisur online, si në të gjithë vendin, vitin e ri akademik 2020-2021, të paktën në muajin e parë të tij, siç ka vendor komiteti i vlerësimit të ekspertëve. Por studentët e Elbasani gjithashtu mendojnë se ky mësim online nuk do të jetë efikas, ashtu siç nuk ishte efikas në gjysmën e dytë të vitit të shkuar.

Të paqartë për vijimësinë e këtij procesi, studentët e rretheve vazhdojnë të mbajnë e të paguajnë shtëpitë e tyre me qira dhe kjo sjell një kosto shtesë për familjet e tyre. Ndërkohë një kosto shtesë për të gjithë qytetin e Elbasanit nga ana ekonomike sjell mësimi online, ç’ka do të thotë studentë që nuk do të akomodohen më, apo nuk do të kryejnë veprimtarinë e tyre në këtë qytet. një proces që i sillte të ardhura të konsiderueshme qytetit të Elbasanit.

Rreth 4000 studente do te duhet të uleshin sot ne auditorë për të ndjekur mësimin ndërsa 730 prej tyre për herë të parë. Në këtë vit të pazakontë mësimi ka nisur me formimin e klasave online ndërsa nuk mungojnë rastet kur studentët nuk kanë pajisje apo nuk janë njohur me orientimet për procesin online. Edhe ne konviktin e këtij universiteti u regjistruan 37 studentë por procesi u pezullua për shkak të situates.