Sunday , November 29 2020

Qenka shkruar edhe në Kuran e Bibël, Panariti: Kjo është kura që ju shpëton nga koronavirusi dhe ndodhet në natyrë

Ish-ministri Edmond Panariti thotë se shpëtimi nga Covid-19 nuk është dhe aq larg sa duket.nAi jep kurat natyrale pa patur nevojë për vizitë, receta, farmaci dhe shumë para për të luftuar koronavirusin. “Shpëtimi nga Covid nuk është dhe aq larg sa duket por duhen edhe sy dhe mëndje për ta parë dhe kuptuar! Gjëndet edhe në natyrë, pa patur nevojë për vizitë, receta, farmaci dhe shumë para :

Propolis dhe mjalti.

Janë Antiviralë të njohur dhe me efekt të provuar edhe ndaj Covid 19.

Këtu keni studimet më të fundit të këtij viti për sa thashë:

https://www.sciencedirect.com/…/artic…/pii/S0753332220308155

https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC7415165/

https://onlinelibrary.wiley.com/doi/10.1111/dth.13780

Por u habita kur pashë se qënka shkruar edhe në Kuran dhe Bibël, por nuk e paskemi vënë re:

Kurani në syren Ayat thotë:

Rrjedh nga barku i bletëve një lëng me ngjyra të ndryshme. Aty është shërimi për njerëzinë. Është shënjë për ata që duan të kuptojnë.

Ungjilli sipas Lukës:

Dhe ndërsa Krishti u ngjall dhe qëndroi para dishepujve të tij të habitur, ai kërkoi për të ngrënë dhe i dhanë një hoje me mjaltë dhe pak peshk. U ndje mirë”, shkruan Panariti.