Sunday , November 29 2020

Rritet ndjeshëm numri i rasteve të reja në Elbasan, mes të infektuarve edhe katër mësues. Shkolla

Në Elbasan, në 24 orët e fundit janë regjistruar 9 raste të reja me koronavirus, ndërkohë që mësohet se, mes rasteve të reja, 4 janë mësues kanë  rezultuar të prekur në shkollën profesionale ‘Sahli Çeka’. Ndërkohë bëhet e ditur se rastet e tjera janë raste kontakti me të infektuarit e ditëve të mëparshme.

Kujtojmë që gjatë orëve të fundit, në vendin tonë janë konfirmuar të infektuar me Covid-19 321 raste të reja, duke e çuar në 21,523 numrin e përgjithshëm të të infektuarve mes të cilëve 527 kanë humbur jetën.