Sunday , November 29 2020

Gati kufizime të reja në Shqipëri, dalin detajet, kufizime në oraret, zonat dhe aktivitetet..

Tashme vendi po pergatitet per karantinen graduale pasi numri i te infektuarve eshte ne rritje cdo dite. Pritet qe brenda muajit nëntor do të aplikohen një varg kufizimesh dhe keto rregulla priten te ulin numrin e te infektuarve. Pas pak ditësh do të nisë kufizimi orar i lokaleve, bare, restorante dhe pub-e në të gjithë zonën e ish Bllokut. Po ashtu disa rrugë të tjera të Tiranës janë futur në draftin e qeverisë për të kufizuar qarkullimin.

Bëhet fjalë për zonën përreth stadiumit Dinamo, zonën përreth RTSH, etj. Në draft janë dy orare ndaluese, 20 dhe 22. Duket se orari 20.00 do të jetë ai që do të aplikohet. Aplikimi i mbylljes në orën 20.00 është projektuar të bëhet për të gjitha lokalet në vend. Pra orari 20.00 që është në fuqi vetëm për muzikën që nga korriku, tani pritet të zbatohet edhe për mbyllje shërbimi në tavolinë.

Ndërkohë edhe pas këtij orari mund të lejohet shërbimi merr me vete.

Dr. Eugena Tomini ka thene se në zonën e ish-bllokut dhe disa zona të tjera në kryeqytet, distanca fizike nuk respektohet edhe pse, sidomos ish Blloku, është konsideruar si zonë me rrezik të lartë të përhapjes së COVID-19.

Tomini shpjegon se përse është projektuar mbyllja e bareve në mbrëmje. Ajo pohon se “po vëzhgojmë elementet ku kemi grumbullime masive, të rinj të cilët grumbullohen më shumë. Ata, edhe pse e kalojnë lehtë, janë transmetues të koronavirusit tek moshat më të rritura”.

Tomini pohon se “shtimi i pozitivitetit, numri i rritur i pacienteve në spitale dhe rastet e rënda të hospitalizuara dhe raste vdekjesh, dhe me këtë nivel pozitiviteti dhe transmetueshmërie komunitare bëri që Komiteti Teknik të vlerësojë për masat e tjera.

Në këto kushte, ajo pohon se po vlerësohen “rikthimi i karantinës gjeografike apo totale. Po vlerësohen të gjitha opsionet me mbyllje oraresh”, thekson ajo.