Sunday , November 29 2020

Ndërron jetë babai i deputetes së PS-së, prek me postimin: Bota pa ty, tani më e vogël

Deputetja e PS-së, Elona Gjebrea ka humbur njeriun e shtrenjtë, të atin. Lajmin e trishtë e ka bërë vetë publik, përmes një postimi në faceook, ku dhe ka rrënqethur me fjalët. Ajo thotë se do ta kujtojë gjithmonë si një baba model, gjysh shembullor dhe bashkëshort ideal. Kujtojmë këtu se Kujtim Gjebrea është edhe xhaxhai i Ardit Gjebreas.

”Me hidhërim të thellë, ju njoftoj për humbjen e babait tim, Shpëtim Gjebrea, babait model, gjyshit shembullor e bashkë shortit ideal. Kështu do ta kujtoj gjithmonë babain e shtrenjtë e tē dashur. Sa shumë do na mungosh babush Bota pa ty do jetë tani më e vogël”, shkruan Gjebrea krah fotos së të atit.