Friday , November 27 2020

Aktori i ‘Portokallisë’ rrëfen eksperiencën me Covid-19: Mendova se do humbja babanë

Aktori i njohur i “Portokallisë”, Ledio Lako, ka rrëfyer sot në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, eksperiencën e tij me Covid-19. Me shaka, Ledio tha se pasi kaloi Covid-in është po njësoj, sërish pa flokë dhe me pak bark. I pyetur në lidhje me infektimin, Lako tha se e gjithë familja u infektua, se në fillim ka rezultuar pozitiv babai, i cili e ka kaluar pak më rëndë.

“Unë e kisha bërë tamponin, pasi babai im doli pozitiv me Covid-19. Më vonë edhe mami tha se nuk ishte mirë. Të shtunën më thotë vëllai se nuk jam mire, së bashku me familjen e tij. Tamponin e kisha bërë dy herë brenda një jave. Por më thanë se do të rrija në shtëpi se isha në kontakt me persona të prekur nga Covid-19. Të hënën më morën në telefon se kisha dalë negativ, e gjithë familja pozitive. Pas dy orësh më morën në telefon dhe më thanë se isha pozitiv. Kur mora lajmin isha në spital se kisha dërguar mamanë për të bërë një skaner. Lajmërova Top Channel, eprorët dhe gjithë kolegët”,- u shpreh aktori i Portokallisë.

Lako ka rrëfyer  se tamponin e ka bërë në shtet dhe se të gjithë janë treguar shumë të gatshëm. Lako gjithashtu ka sqaruar se i është dashur 5 ditë që të priste përgjigjen e tamponit, pasi i kishin thënë se ka shumë ngarkesë.

Gjithashtu  ai ka treguar se si I kishte humbur shpresat se babai i tij mund ta fitonte betejën me Covid-19. Sipas tij, ai kishte qëndruar 8 ditë në shtëpi dhe 13 ditë në spital.

“Babai e ka kaluar shumë keq. Qëndroi 8 ditë në shtëpi, e më pas e shtruam në sanatorium. Janë treguar të gjithë të gatshëm që nga mjekët e deri tek infermierët. 13 ditë qëndroi në spital. Babai rrezikoi jetën, ishim 50-50 për të mos thënë 60 për të ikur dhe 40 për qind për të jetuar. Isha i vetmi në shtëpi se mund ta humbja babanë. 76 vjeç, shumë aktiv. Por kisha frikë sepse i ra shumë imuniteti, trupi. Zëri i kishte ikur fare, diabeti ju shfaq, se nuk ka patur ndonjëherë”,- tha Lako në rrëfimin e tij.