Sunday , November 29 2020

Ndryshon protokolli për kurimin në shtëpi, ja kush e përcakton se kur duhet të shtrohet në spital pacienti i prekur me Covid

Ndryshon protokolli për kurimin e personave pozitiv me Covid-19 nga mjekët e familjes. Risi e këtij protokolli është vizita për të sëmurin apo edhe bërja e ekzaminimeve në banesë. Sipas protokollit të siguruar nga Televizioni Klan, përcaktohet se format e lehta, ato me pneumoni dhe saturime mbi 92 % do të trajtohen në shtëpi.

Po ashtu, selektimi nëse është për në spital do e tregojë vetëm skaneri, i cili nuk duhet të bëhet që ditën e parë të shenjave, por në ditën e 5 ose të 6 të sëmundjes.

Antibiotiku do të jepet vetëm në rastet kur ka ulje të oksigjenit, apo vështirësi në frymëmarrje.

Po ashtu për rastet, të cilat do të duhet të kryhen injeksione, janë mjekët e familjes dhe infermierët e qendrave shëndetësore të cilët do të asistojnë në banesë.

Mjekët e familjes kanë me dhjetëra raste në ditë persona pozitiv Covid.

90 % e tyre po e kalojnë në shtëpi.

Sipas bluzave të bardha grup mosha më e prekur janë të rinjtë.