Wednesday , November 25 2020

U tha se gënjente dhe se pacientët i blinin vetë ilaçet e trajtimit, reagon Najada Çomo: Po lëndoni përpjekjet tona

Shefja e Infektivit, Najada Çomo, ka reaguar publikisht pas kritikave që po i bëhen qeverisë në lidhje me ilaçet e trajtimit për pacientët, që janë infektuar me koronavirus dhe janë të shtruar në spitale. Ndër të tjera, Çomo ka deklaruar se përdorin edhe ilacin “Remdesivir” vetëm tek pacientët specifikë. Në një reagim në ‘Facebook’ ka hedhur poshtë deklaratat se ‘Remdesiviri’, kostoja e të cilit arrin në 3000 euro për 6 flakonë, blihet nga vetë pacientët.

Reagimi i plotë i Najada Çomos:

“Ne jemi çdo dite, çdo ore ne krye te detyres dhe pacientet tane e dine me mire se askush kete gje. Po perdorim terapite e mjekimit, si kudo ne bote qe jane falas per pacientet. Edhe Remdesivirin, e kemi dhe e perdorim ne paciente specifike, sipas protokolleve boterore.

Te thuash qe Remdesiviri blihet nga pacientet tane eshte jo vetem genjeshter, por lendon perpjekjet e nje ekipi mjekesh dhe infermieresh qe prej 8 muajsh jane pa gjume ne sy me perkushtimin maksimal per te shpetuar jete.

Ju premtoj te nderuar qytetare qe do jemi per ju, per tju sherbyer deri ne fund! Ju na ndihmoni duke respektuar rregullat e higjienes, maskes, distancimit! Se bashku do t’ia dalim”, tha Çomo.

Ditën e djeshme, Luan Hoxha, i cili është mjek familje ishte në një bashkëbisedim me Bashën kur deklaroi se pacientët luten që mos ti dërgojnë në spital, pasi nuk kanë përkujdesje.

Po ashtu mjeku tha se doktoresha Najda Çomo sipas tij dhe gazetari Blendi Fevziu po gënjenin për mjekët e familjes të cilët i akuzonin, për faktin që sipas tij duan të mbulojnë dështimin e tyre nëpër spitale.

“Doktoreshë Najada e mrekullueshme, gënjente. Por gënjente shumë edhe Fevziu që thoshte kam shumë ankesa për mjekët e familjes. Nuk e di ku e sheh dështimin për mjekët e familjes. Nuk e di, por dështimin e tyre në spital, apo vdekjet duan që t’ja kalojnë mjekut të familjes. Është mashtrim total. Maska nuk kemi, doreza nuk kemi, as sapun nuk kemi. Nuk e përballojnë dot vetë spitalet dhe duan që të na e faturojnë neve.

Për të fshehur dështimin e spitaleve, akuzojnë mjekët e familjes. E gjithë Tirana ka vetëm një dispenceri në dispozicion për grafitë. Ky është dënim me vdekje, po na lutet pacientët aman mos na çoni në spital, por na bëni derman këtu.”- tha mjeku.