Sunday , November 29 2020

‘Varem në litar nëse nuk është e vërtetë’, mjeku denoncon atë që po ndodh tek spitali ‘Shefqet Ndroqi’

Mjeku imazherist Renato Osmënaj i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Tempora” ka hedhur akuza të forta lidhu me menaxhimin e situatës së COVID-19. Ai u shpreh se në spitalin “Shefqet Ndroqi” janë blerë 6 flakone Remdisivir 3000 euro për terapi spitalore. “Janë blerë te Shefqet Ndroqi 6 flakone remdisivir për 3000 euro për terapi spitalore.

Për këtë varem në litar nëse nuk është e vërtetë. Unë mendoj se problemi është se nuk flasin mjekët. Pacienti nuk mund të flasë se si ka vuajtur, mjekët nuk flasin se zotëria thotë me të drejtë se pacientët kërkojnë ndihmë te disa mjekë, që tregon se pandemia është menaxhuar keq.

Ne duhet të dalim në një qëndrim të unisuar. Këtu është bërë një anarki nga keqmanaxhimi qysh me 8 mars. Secili bluan në mendje të vet, duke përfituar nga receta e dhënë me 10 %. Mjeku nuk e sheh pacientin dhe vetëm komunikon në telefon. Tabloja e të sëmurit nuk bëhen me telefon.”- tha ai.