Friday , November 27 2020

Veshjet e përdorura, Habit ekspertja: Ja pse nuk duhen veshur. Kanë energji…

Ekspertja e “Bon Ton”, Olesia Leço e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” tha se nuk ka blerë kurrë rroba të përdorura dhe nuk do të blejë sepse ato kanë energji. Ajo thekson se përmes veshjes transmetohet energjia e personit që e ka veshur më parë. Veshja është shumë e rëndësishme për të, pasi cdo person komunikon përmes saj.

“Unë kam frikë nga energjia që mund të transmetojë, pasi çdo rrobë ka energji, jam supersticioze.  Çdo veshje ka emocionet e saj, ndjenjat e saj. Edhe kur shkohet në funeral, duhet ta lajmë përpara se ta veshim sepse ka pasur trishtim në atë vend. Veshja tregon shumë, vajzat kur kanë pasiguri dhe për t’u dukur mirë bëjnë gabimin duke shpenzuar shumë, veshin diçka me një logo që bërtet, edhe kapëset e flokëve kanë logo tani për të treguar. Çdo njeri komunikon me veshjen e tij, unë kam disa parime të miat që nuk vesh kurrë diçka me lëkurë kafshësh”, tha Leço.