Thursday , December 3 2020

“Ka shumë njerëz që më shkruajnë akoma”, mbyllet emisioni i njohur në “TCH”

Gazetarja Jonida Shehu në programin “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi foli për largimin e saj nga Top Channel dhe fillimin e ri në ABC NEWS. Ajo tregoi përse programi i saj u mbyll, ndërkohë që ishte një produksion i realizuar nga vetë ajo, ekipi i saj në bashkëpunim me televizionin ku transmetohej.

“Soiree ishte një projekt i një ekipi që u bën bashkë dhe menduan që të bënin diçka të bukur, ndryshe. Dhe për mua ishte diçka ndryshe nga ato që kisha bërë deri në atë moment. Për fat të keq ne u detyruam ta ndërprisnim dhe ka shumë njerëz që më shkruajnë akoma ‘A do të filloj programi?” Situata e pandemisë na vendosi në pozita të vëshitra që nuk dinim më si do të realizohej ky proces, dhe u vendos si nga ne, por dhe televizioni që ishte bashkprodhues ta ndalonin”, tha Shehu.