Saturday , December 5 2020

“Mamin e lanë 1 orë në ambulancë”. Vajza përlot me deklaratën: E nxora dje babin dhe e solla sërish këtu

 Një qytetare e cila ka shtruar mamanë e saj te spitali COVID 3 tregon se e ka bërë tamponin rreth një javë më parë dhe ende nuk ka marrë një përgjigje, edhe pse të atin e ka të prekur me Covid, dhe e ka trajtuar në kushtet e shtëpisë. “Mamin e lanë një orë në ambulancë, na kërkuar informacion mbi emrin mbiemrin, dhe diagnozat që ajo ka pasur, pasi ka sëmundje të tjera shoqëruese. Kam edhe babanë e infektuar, kemi marrë infermierë në shtëpi, që e kanë trajtuar, nuk e dimë çfarë do bëhet.

Na kanë dhënë rekomandime, mjekja e familjes ma ka shpëtuar babin, është shumë shumë e mirë. Infermieri që ka ardhur ka qenë shumë korrekt, por kostot financiare janë të mëdha, çfarë mund të them unë, se kam paguar për ilaçe, serumet, infermierin, shyqyr që ka ardhur se dhe ai ka rrezikuar jetën e tij.

Mami ka qenë pa qejf vetë, ka qenë e dobët. Unë e kam bërë tamponin që të premten e kaluar, dhe nuk më kanë kthyer përgjigje akoma, kam mbetur dhe papunë, ku të ankohem, thjesht pres përgjigje”, shprehet një prej familjareve.

“E nxora dje babin dhe e solla sërish këtu, e kanë marrë brenda tani, unë jam shumë e kënaqur me shërbimin për të dy prindërit që kanë qendruar këtu për 12 ditë”, shprehet një tjetër e afërme.

“Unë kam burrin, ishte keq me frymëmarrjen, erdhi pak në vete, dhe e sollën mbrëmë këtu. Në orën 5-6 thonë na sillni gjërat që doni tia çoni, po nuk del një infermiere që të na thonë ça i duhet. Ne kemi ardhur për mirë këtu, me shpresë, ça të bëjmë, sa të futeshim 2 minuta ta shihnim si është”, shprehet një tjetër qytetare e cila ka bashkëshortin e saj brenda të shtruar.