Saturday , December 5 2020

(FOTO) Dikur modele tek klipi “Makina e Memories”, cila është vajza shqiptare, e cila u bë shkencëtare në Amerikë

Fatjona Lubonjën të gjithë e mbajmë mend nga pjesëmarrja e saj në moshën e adoleshencës në botën e televizionit, por tani ajo ka ndërtuar një karrierë tepër të suksesshme, larg botës së televizionit dhe modelingut por edhe shumë larg Shqipërisë. Lubonja është një shkencëtare dhe neurologe në SHBA në Neë Jersey.

Por, përpos karrierës, kuptojmë se ajo ka ditur të ruajë format perfekte fizike dhe klasin, nëpërmjet pasionit që ka për sportet. Ajo ka qenë në një lidhje me Skype në emisionin Rudina në Tv Klan ku ka treguar më shumë për jetën e saj.

Fatjona Lubonja: Më erdhi shumë për të qeshur sepse unë kam vite pa e dëgjuar “Makina e Memories” më është bërë një memorie dhe për mua. Shumë njerëz më thonë si ke ndryshuar kaq shumë nga video? Njerëzit ndryshojnë në jetë dhe kjo është pikërisht ajo që kam studiuar. Unë kam studiuar për Pedagogji Neuro-shkencë, është një studim shumë i rëndësishëm sidomos në Amerikë dhe po përhapet në të gjithë botën sepse ne marrim pedagogji e formojmë dhe e shikojmë se çfarë na studion neuro-shkenca.

Rudina Magjistari: Pse ke zgjedhur këtë fushë për të studiuar?

Fatjona Lubonja: Unë fillova universitetin direkt sa erdha në SHBA, burri im kishte nënshtetësi amerikane dhe hyra direkt në shkollë si studente amerikane. Duke studiuar, pedagogët më kanë shtyrë sepse panë tek unë një talent tjetër që nuk e dija. Kam një lloj talenti shumë të madh si vëzhguese shumë e mirë e detajuar në rehabilitime të ndryshme, ndoshta kjo sepse kam mbaruar liceun në Shqipëri. Shkolla që kam bërë në Shqipëri më ka hyrë jashtëzakonisht në punë.