Sunday , November 29 2020

Tani është zyrtare: Zbulohen dy emrat e njohur që do prezantojnë Festivalin e RTSH-së (FOTO)

U tha fillimisht se do të ishin katër prezantues, por numri u përgjysmua gjatë rrugës. Si përfundim, prezantuesit e festivalit të RTSH-së do të jenë: Gazetari Blendi Salaj dhe aktorja e prezantuesja Jonida Vokshi. Drejtori artistik i këtij festivali do të jetë Martin Leka, pas largimit të Adi Hilës nga ky spektakël.

“Drejtori i Festivalit, Martin Leka, prezantoi stafin e këtij edicioni, i cili do të mbajë firmën e regjisorit Pali Kule, skenar të gazetarit Blendi Salaj, i cili do të bashkëdrejtojë këtë edicion me aktoren dhe moderatoren Jonida Vokshi”, shkruhet në faqen e Instagramit zyrtar të Festivalit.

Festivali i Këngës do të mbahet mes datave 17-26 dhjetor, por kjo në varësi të kushteve të situatës me pandeminë dhe motin, duke qenë se do zhvillohet në ambient të hapur.