Saturday , December 5 2020

Gruaja hodhi pak uthull në lavatriçe! Kur mbaroi proçesi nuk mundi dot t’i besonte syve

Gjithmone gjyshet tona kane treguar se ne kohet e tyre Uthulla dhe limoni nuk mund të mungonin në mesin e “ilaceve” për të pastruar dhe larë. Por tani le te ndalemi tek e para – uthulla – per te cilen sot e dimë se është e shkëlqyer për t’u hedhur në lavatriçe edhe si zbutës rrobash dhe detergjentë, madje pa patur fŗike se mbeten aroma.

Ja disa këshilla se si ta përdorim atë ne menyren me te mire.  Nuk është e nevojshme për të blerë një uthull të cilësisë së lartë; për ta përdorur atë në lavatriçe. Uthulla mund të përdoret si për larjen e rrobave me ngjyrë dhe të bardha. Vazhdoni normalisht, ndani rrobat me ngjyra, futini ne lavatrice dhe vendosni dozën e zakonshme të detergjentit ne vendin e duhur.

Por ketu duhet kujdes pasi uthulla është një substancë acide dhe për këtë arsye nuk duhet të hidhet në lavatriçe së bashku me detergjentin, qe nga natyra e tij është alkalin e kjo mund ta pengojë efektin e saj te mire.

Ndaj uthulla në lavatriçe duhet të hidhet në vendin e zbutësit, ajo do të hyjë në qarkullim gjatë procesit të shpëlarjes, pra pasi detergjenti tashmë të jetë shpëlarë nga rrobat. Por sasia e uthulles qe duhet të përdorni eshte vetëm një gjysmë gotë me uthull të bardhë (rreth 100 ml) për një larje të plotë, dhe më mirë në qoftë se e holloni me pak ujë.