Wednesday , December 2 2020

Prej ditësh në intubim. Covid-19 i merr jetën aktorit Koço Devole

Ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes së koronavirusit aktori i njohur i humorit, Koço Devole. 75 vjeçari Devole ndodhej prej disa ditësh në spital për shkak të virusit vďekjeprurës, por gjendja e tij u përkeqësua. Devole fillimisht u negativizua dhe doli nga spitali, por u rikthye menjëhere për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore pasi vuánte edhe nga leucemia. Kur u shtrua për herë të dytë ai u fut në intubim dhe pas disa ditësh ndërroi jetë.

Ai është një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar, dhe numëron në repertorin e tij qindra role, në filma dhe komedi. Përveçse është një aktor i shkëlqyer humori, Devole është karikaturist, skenarist, regjisor si edhe një prezantues spektaklesh. Rolet e tij në skene dhe ekran janë nga më të njohurit për publikun shqiptar.