Saturday , December 5 2020

Këto janë zonat e kuqe në Shqipëri, që shënuan përhapjen më të madhe të covid në dy javët e fundit. Harta

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar hartën e përhapjes së koronavirusit në dy javët e fundit në vend. Në këto zona rreziku bëjnë pjesë Fieri, Gjirokastra, Gramshi, Kavaja, Korça, Mallakastra, Mirdita, Përmeti, Puka, Saranda, Tepelena, Tirana dhe Tropoja. Në mesazhin e saj, ministrja Manastirliu iu bën thirrje qytetarëve të zbatojnë masat për të kontribuuar në kufizimin e përhapjes së virusit.

“Ja cilat janë zonat me përhapjen më të madhe të infeksionit në dy javët e fundit. Çdo qytetar mund të kontribuojë në kufizimin e përhapjes së Covid-19. Kufizo kontaktet, mbaj maskën, ruaj distancën, kujdesu për higjienën”, shkruan ministrja Manastirliu.