Saturday , December 5 2020

A jetonte në shtëpi me qira Koço Devole? Flet djali i tij: Më mungojnë fjalët

Djali i aktorit të njohur Koço Devole, i cili u nda të dielën nga jeta pasi u infektua nga COVID-19, ka prekur me rrëfimin e tij kushtuar babait. Nga homazhet që u mbajten në nder të babait të tij ditën e sotme, Genci Devole tha se Koço ishte një baba dhe burrë i mrekullueshëm.

“Ishte një baba i mrekullueshëm. Një prind i jashtëzakonshëm, prind i përkryer. E adhurojnë mbesat dhe nipërit, bashkëshort i devotshëm. Vepra e tij…. më mungojnë fjalët. Një boshllëk i jashtëzakonshëm”, – tha ai për News 24.

I pyetur nga gazetarët se ai iku nga kjo jetë ne një shtëpi me qira, pasi besonte tek drejtësia, djali i aktorit u shpreh: “Virtyti i kujt është kjo, drejtësia… Mund të jetë virtyt… i drejti mund të jetë (shfryn). Mund ta quajmë budallallëk drejtësinë. Ai është i pastër dhe i qetë me shpirtin e tij”.

Genci thotë se babai i tij, Koço Devole “besonte që një artist nuk duhet të ngatërrohet me politikën që të kujtohet si i tillë. Kishte parasysh që po të ngatërrohesh me politikën do ti humbje vlerat. Ai është i pastër dhe i qetë në shpirtin e tij”.