Saturday , December 5 2020

Infektohen me koronavirus edhe 5 mësues të tjerë në Elbasan, 34 në karantinë

Në Elbasan diten e djeshme u regjistruan 15 raste me koronavirus. “ABC” mëson se 5 raste janë mësues të prekur nga covid 19 duke vijuar që të rrisnin numrin e arsimtarëve të infektuar në këtë qytet. Numri i mësuesve aktivë me covid 19 vetëm në qytetin e Elbasanit shkon në 34.

Koronavirusi sot bëri kërdinë në Shqipëri, pasi mori 12 jetë dhe u shënuan 525 raste të reja, si asnjëherë më parë nga fillimi i pandemisë.

Rekordi i dyfishtë si për viķtimat dhe të infektuarit vjen në në një moment kur u vendos mbyllja e vendit nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit./Abcnews.al