Sunday , November 29 2020

Ja sa persona kanë humbur jetën dhe sa të shtruar janë nga Elbasani në spitalet Covid.

Prej më shumë se 8 muajsh pandemia e koronavirusit të ri ka prekur edhe Shqipërinë. Më shumë shumë se 25 mijë persona jane prekur nga ky virus në vendin tonë prej të cilëve mbi 12 mijë janë të shëruar dhe 579 të tjerë kanë humbur jetën. Ndërsa në të gjithë botën janë infektuar mbi 51 milionë banorë prejt të cilëve më shumë se 1.2 milionë kanë humbur jetën.

Megjithëse nëpër rrjetet sociale qarkullojnë ilaçe efikase kundrejt këtij virusi, disa prej të cilave janë nxjerrë edhe nga komunikata doktorësh të njohur në botë, OBSH nuk ka miratuar asnjë prej tyre dhe protokollet e shërbimit të pacientëve të prekur me COvid ndryshojnë herë pas here për shkak se ky virus akoma nuk është studiuar 100%, raporton elbasaniplus.

Por një lajm i mirë na erdhi para pak ditësh ku një kompani farmaceutike njoftoi efikasitetin 90% të vaksinës së prodhuar prej saj. Dhe sikur çdo gjë të shkojë mirë kjo vaksinë nuk mund të dalë në qarkullim përpara muajit Mars.

Megjithatë lajmet për mbushjen e spitaleve Covid në Shqipëri nga kjo sëmundje sa vijnë e bëhen më pesimiste. Nga një anë mediat raportojnë për ambulanca që presin jashtë spitaleve me pacientë brenda me qëllim lirimin e ndonjë shtrati, nga ana tjetër qeveria raporton se në spitale ka akoma vende të lira dhe se ambulancat jashtë rrinë për shkak të procedurave që duhen ndjekur përpara se pacienti të futet në spital.

Deri në këto momente në Spitalet Covid janë të shtruar 152 pacientë, 15 prej të cilëve janë në terapi intensive. Nga këto, sipas të dhënave zyrtare 45 të shtruar janë nga qarku i Elbasasnit prej të cilëve 2 janë në terapi intensive. Që prej fillimit të pandemisë 50 persona nga qarku i Elbasanit e kanë humbur betejën me këtë virus

Shpresojmë që kjo situatë të përfundojë sa më shpejtë dhe qytetarët të vazhdojnë të ndjekin rregullat e vendosura nga OBSH me qëllim minimizimin e rasteve të prekjeve.