Sunday , November 29 2020

Përloti botën me historinë rrëqethëse, filmi ‘Mrekullia në qelinë e shtatë’ shënon suksesin e radhës

Filmi turk “Mrekullia në qelinë e shtatë” është nominuar për çmim “Oscar”. Mediat turke bëjnë të ditur se filmi ne fjale po garon në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”. “Mrekullia në qelinë e shtatë” me regji të Mehmet Ada,është në garë në ceremoninë e 93-të të Akademisë së Çmimeve “Oscar”.

Në film luajnë aktorë turk të suksesshëm si Aras Bulut ?ynemli, Nisa Sofiya Aksongur, Celile Toyon, ?lker Aksum, Mesut Akusta, Deniz Baysal dhe Yurdaer Okur.

Kujtojmë që ky film i cili tregon historinë e një vogëlusheje dhe babait të saj me probleme mendore, është shpallur “Filmi më i mirë i vitit”, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Izmir.