Wednesday , November 25 2020

“U zumë në përvjetor”, Të ndarë apo jo?! Bora tregon për herë të parë sa vite qëndroi e lidhur me Donald Veshaj

Donald Veshaj dhe Bora Zemani janë dy personazhet publikë që janë komentuar gjatë për lidhjen e tyre të dashurisë. Çifti kishin bërë publike lidhjen e tyre këtë vit, ndërkohë që fjalët qarkullonin në rrjete sociale dhe media më herët mirëpo krejt papritur ata u ndanë për arsye që vendosën t’i mbanin private.

Moderatorja u shkëput nga emisioni me dy vëllezërit Veshaj dhe tani është pjesë e ekranit të ‘Top Channel’, mirëpo ajo ka qenë e ftuara speciale në emisionin e ri të dy aktorëve të humorit, ‘Binjakët’ ku ka zbuluar më tepër për raportin me (ish) partnerin e saj.

Gjatë pyetjeve të drejtuara në një rubrikë të veçantë ku Bora dhe Donaldi ‘po darkonin’ ata ishin të detyruar të tregonin të vërtetën ose të konsumonin ushqime aspak të shijshme. Një prej përgjigjeve tregoi ndoshta dhe arsyen e tyre të ndarjes, pasi Zemani tha se hera e fundit që ishte zënë me Veshaj ishte pasi ajo nuk i kishte kushtuar vëmendje një ditë të veçantë.

Kjo lidhet pikërisht me përvjetorin e dytë të tyre, pasi Bora ka dërguar me vonesë dhuratën e saj.

“Për çfarë jemi zënë për herë të fundit”, e pyet Donaldi.

Bora: Prit ta kujtoj për çfarë jemi zënë…uu po.

Donaldi: Emo tani mos bëj kot, uu po.

Bora: Ta them?

Donaldi: Ta thuash, ku di unë tani ose haje atë ose thuaje.

Bora: Po ta them se tani kjo hudhra është skandaloze, pavarësisht se unë dal shumë keq në këtë situatë.

Donaldi: Po kjo është ideja pra (dhe qesh).

Bora: Tani, neve kishim një festë bashkë…, përvjetor dhe supozohet që çiftet duhet të mendojnë për njëri tjetrin, t’i bëjnë dhurata njëri tjetrit dhe të tregojnë vëmendje maksimale.

Donaldi: Po sa vjet pra ishin, sa kohë?

Bora: Dy (dhe drejtohet nga kamera duke drejtuar gishtat).

Donaldi: Okej, dy vjet ishte për fishekzjarrë.

Bora: Këtu gëzon Romeo. U zumë sepse unë nuk bëra dhuratë atë ditë dhe ti e bëre dhuratën tënde.

Donaldi:  E kuptoni çfarë njeriu është.

Bora: Dhurata ime erdhi një ditë më pas.

Këtë periudhë ata janë përfolur për ribashkim megjithatë nuk e kanë pranuar ende publikishit rikthimin por ndoshta ftesa në emisionin ishte një tjetër ‘shenjë’ pasi shtuan njëri tjetrin në rrjete sociale pak kohë më parë. /Descript.al/