Sunday , November 29 2020

Kjo është historia e pazakontë e Erjanit, mban në bahçe 100 breshka dhe nuk ka ndërmend të ndalet. Arsyeja prekese

Erjani nga Tirana është një person që merret me guida turistike. Në muajin gusht, një amerikan i quajtur David vizitoi Shqipërinë nën shoqërinë e Erjanit. Teksa vizitonin bjeshkët dhe pyjet e vendit tonë, ata hasën shumë breshka që po shtypeshin nga makinat, e kështu u lindi ideja që së bashku t’i birësonin. Kur kanë kaluar më shumë së dy muaj që nga ajo kohë, bahçja e Erjanit mban plot 100 breshkë, me objektivin që brenda vitit të bëhen 500.

Erjani ishte i ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5”. Gjatë fjalës së tij ai tha se breshkat mbartin histori. Një prej tyre, ai e ka goditur aksidentalisht dhe më pas e ka kuruar po vetë, për të kjo breshkë është më e veçanta.

Ndërsa një breshkë, e cila ka të shënuar në zhguall numrin 8-ë, i është dhuruar nga një vajzë, e cila pas një dashurie të dështuar, vendosi të largojë breshkën që e kishte dhuratë nga ish i dashuri. Për t’u përkujdesur për to, Erjani thotë se e ndihmon dhe David. Djali nga Amerika sjell donacione nga atje për mirëmbajtjen e tyre.

“Në gusht më lindi kjo ide. Teksa isha me një youtube-er amerikan, të quajtur David, nëpër Shqipëri rrugës shikuam dy breshka të shtypura, kështu na lindi ideja. Amerikani ka breshka në Miami, edhe unë dëshiroja ta mbaja. Unë e godita vetë breshkën pa dashje dhe e ndihmova me mjete rrethanore. Nuk kisha njohuri për t’u kujdesur për breshkat. Shumë më kritikojnë se përse nuk i le në natyrë. Po ato priten, ngordhin. Breshkat janë disa qenie që zhduken brenda ditës. Vitin tjetër do të kemi rreth 500 breshka, po të jesh këtu pranë, shumë breshka bëjnë dashuri.

Prindërit më thanë je çmendur, sepse unë nuk jam shumë në shtëpi, e unë i thash jepi pak nga shalqinjtë, që kemi në bahçe dhe ata rriten vetë. Po ka histori dashurie kjo breshkë me numrin tetë. Kjo vajza e kishte marrë dhuratë breshkën me numrin tetë nga i dashuri, duke qenë se u nda nga i dashuri tha nuk dua të kem të bëj më me të dhe ma dhuroi mua. Më jetë gjata ka qenë 110 vjet. Mosha mesatare është 50 vjeç. Kemi më të voglën 2 centimetra sapo ka lindur. Këtë e mbajmë në inkubator sepse dëshiron përkujdesje të veçantë. Kemi pasur shumë vizitor sepse shumë kanë dashur të shohin breshkat. Unë nuk i shes këto, sepse nuk dua të bëj biznes”, tha Erjani.