Wednesday , November 25 2020

15 vjedhje, zbulohet banda nga Elbasani që operonte në Cerrik

Policia e Elbasanit ka dokumentuar 15 vjeďhje të ndodhura në qytetin e Cërrikut me një vlerë rreth 50 milionë lekë. Banda është zbuluar pas hetimeve disa javore, ndërsa autorët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim. Dy autorët nga qyteti i Elbasanit u ndoqën nga policia, por braktisën automjetin dhe u zhdukën. Po në makinë u gjetën provat që çuan në identifikimin e tyre. Vjeďhjet janë bërë në Cërrik, por edhe fshatrat e Peqinit, mëson gazetari i ABC-së Aldo Kozarja./abcnews/