Sunday , November 29 2020

Evis Kushi dedikim prekës për mësuesen që humbi jetën nga Covid-19, ka një apel të fortë

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka bërë një reagim të ndjerë në rrjete sociale për mësuesen Violeta Liçaj nga Fieri, që ndërroi jetë për shkak të koronavirusit. Ajo shkruan se ky është një lajm i trishtë si dhe bën apelin e fortë. “Është shumë e trishtë për mua që sërish të jap mesazhin e ngushëllimit për një tjetër jetë mësueseje.

Mësuesja e vyer Violeta nga Fieri, një prind model dhe mësuese e përkushtuar prej 40 vjetësh, la pas dhimbje të thellë për të gjithë, për familjen e saj, kolegët dhe nxënësit saj.

Një hidhërim ky që duhet të na bëjë më të fortë, më të vëmendshëm dhe të kujdesshëm në zbatimin rigoroz të çdo mase të domosdoshme për ta luftuar këtë virus të pabesë.

Ngushëllime të përzemërta për familjen dhe gjithë të njohurit e zysh Violetës!”, shkruan ministrja