Wednesday , December 2 2020

Habit super miliarderi amerikan Elon Musk: Bëra kater teste Covid, dy më dolën pozitivë, dy negativë! Diçka e rreme po ndodh

Miliarderi amerikan Elon Musk thotë se ka rezultuar pozitiv dhe negativ në testin për koronavirus. Musk thotë se ka kryer katër teste antigjeni pasi ka patur simtoma të të ftohtit por nga katër teste të kryera, dy i kanë rezultuar pozitivë për Covid-19 dhe dy negativë. Ai gjithashtu pret edhe përgjigjen e dy testeve PCR, por rezultatet e tyre nuk do të mësohen brenda 24 orëve.

Testet antigjen funksionojnë duke dalluar proteinat në sipërfaqen e virusit, ata janë të shpejtë por jo shumë të saktë. Ndërsa testet PCR që janë më të saktë, funksionojnë duke diktuar vetë virusin.

Elon Musk hedh dyshime të forta, teksa thotë se “diçka e rreme po ndodh me këtë situatë”.

“Diçka jashtëzakonisht false po ndodh. Sot u testova për Covid katër herë. Dy teste dolën negative, dy u dolën pozitive. E njëjta makinë, e njëjta provë, e njëjta infermiere. Test i shpejtë i antigjenit nga BD”, shkruan Musk në rrjetet sociale.

Musk gjithashtu ju përgjigj një komenti që i thoshte se “të ardhurat nga testet nuk janë të rreme”, duke i shkruajtur “ekzaktësisht”.