Wednesday , December 2 2020

Shifra alarmante në Elbasan, 45 raste të reja në 48 orë, mes tyre mësues e punonjës të bµrgut të Peqinit

Shifra të larta të rasteve me COVID-19 janë regjistruar në qarkun e Elbasanit. Mësohet se në 48 orët e fundin janë shënuar 45 raste pozitive me koronavirus. Gazetari Fatmir Popja raporton për ‘BalkanWeb’ se mes tyre janë; një punonjës i drejtorisë së Policisë Elbasan, katër mësues në gjimnazin në Gjinar, një në shkollën ‘Onufri’ Elbasan, një në shkollën 9-vjeçare ‘Kuqan’ dhe tjetri në shkollën profesionale.

Ndër të tjera bëhet e ditur se 4 punonjës në bµrgun e Peqinit kanë rezultuar të infektuarve me këtë virus.

(BalkanWeb)