Friday , November 27 2020

Vajza e Eli Farës i jep fund beqarisë, ky është biznesmeni i njohur me të cilin do të martohet (FOTO)

Pak ditë më parë, vajza e vetme e këngëtares së njohur Eli Fara, publikoi një foto me partnerin, por pa bërë të ditur emrin e tij. Pas publikimit të fotos, Marina Fara mori shumë komente nga miqtë dhe ndjekësit e saj. Por burime për “Panorama Plus” kanë treguar se mashkulli në fjalë quhet Alis dhe është një biznesmen nga Shkodra.

Gjithashtu, thuhet se ata kanë planifikuar dasmën e cila do të mbahet sipas traditave, po në Shkodër.

Mbetet të presim për të tjera detaje nga dasma e tyre!