Wednesday , December 2 2020

Aksidentohen dy makina në Elbasan, ka të plagosur. Dërgohet me urgjencë në spital

Mbrëmjen e sotme, një aksident i rëndë ka ndodhur në Elbasan, në afërsi të markatës së qytetit. Burime për median bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë një automjet tip Smat dhe një tjetër tip BMW. Nga aksidenti ka mbetur e plagosur një vajzë ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime më të lehta.

E plagosura është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit./ abcnews/