Monday , November 30 2020

Alarmante në spitalin psikiatrik të Elbasanit, infektohen me Covid pacientë dhe stafi. Ja sa të prekur

Koronaviusi është “futur” sërish në spitalin psikiatrik “Sadik Dinçi” në Elbasan, duke rënduar situatën. Burime bëjnë të ditur për gazetarin Aldo Kozarja se gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 10 pacientë të infektuar në këtë spital. Mësohet se  pozitivë kanë rezultuar edhe pesë infermierë, duke e çuar në 15 numrin e të prekurve në spital.

Ndërkaq, situata e pandemisë ka ardhur duke u përkeqësuar në javë e fundit. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar çdo ditë shifra rekord. Vetëm gjatë 24 orëve te fundit janë regjistruar 602 raste dhe 8 humbje jete./abcnews.al