Wednesday , November 25 2020

Pedagogia e Ekonomikut humb jetën nga koronavirusi, Kushi shpreh ngushëllimet

Pedagogia Irena Bogdani ka humbur jetën nga koronavirusi. Ajo ishte profesoreshë në Universitetin Ekonomik të Tiranës dhe lajmin për humbjen e saj e ka dhënë ministrja e Arsimit, Evis Kushi. “Shumë e pikëlluar për humbjen e saj të parakohshme nga virusi i pabesë dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe gjithë të afërmit e saj!”, – shkruan nder tw tjerash ministrja Kushi

“Për profesoreshë Irena Bogdanin në Universitetin e Tiranës ruaj mbresat më të mira nga shumë konferenca shkencore, ku kemi marrë pjesë së bashku. Ajo ishte një akademike e profesioniste shumë e mirë dhe gëzonte respekt tek të gjithë kolegët e studentët. Shumë e pikëlluar për humbjen e saj të parakohshme nga virusi i pabesë dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe gjithë të afërmit e saj: U prehsh në paqe profesoreshë Irena!”, – shkruan ministrja Kushi. /noa.al/