Wednesday , November 25 2020

Refuzuan përballjen në “Elbasan Arena”, ja çfarë bën Bjellorusia para sfidës me Shqipërinë, cilat ishin planet e përgatitura?

Sikundër u bë me dije më herët, FSHF u vu në lëvizje duke hyrë në komunikim të drejtpërdrejtë me UEFA-n, për të ndryshuar stadiumin dhe ndeshja e sotme të mos luhej në “Air Albania”. Por nga ana tjetër, Bjellorusia ndoqi një strategji të zgjuar, ndërsa refuzoi që ndeshjen zyrtare me Shqipërinë ta luajë në “Elbasan Arena”. Por ajo çfarë bie në sy është fakti që kundërshtari për këtë ndeshje, është spostuar që stërvitjen zyrtare ta bëjë në Elbasan.

Qeveria europiane e futbollit kishte rënë dakord për ndryshimin e stadiumit, por që të plotësohet agjenda, duhet të ishte dakord edhe Bjellorusia. E cila planet i ka bërë me stadiumin e ri, dhe ka refuzuar që ndeshja të zhvendoset në Elbasan.