Wednesday , November 25 2020

Te mbyllen shkollat sa me shpejte: Ja cfare po behet me mesuesit, duhet qe cdo gje te…

Bëhet e ditur se ditet e fundit, 14 mësues kanë humbur jeten pasi jane infektuar nga koronavirusi, duke detyruar vete ministren e Arsimit që të dalë shpesh me mesazhe ngushëlluese per familjaret. Por kjo situatë i shtohet infe ktimit të ditur, të 600 mësuesve dhe të paktën 1500 nxënësve çka ka sjellë një situatë të rrez ikshme në vend.

Permendim këtu Nora Malaj, ish zëvendësministren e Arsimit, e cila kaloi para disa javësh Covidin duke lu ftuar me të, e cila personalisht eshte shprehur se gjendja është ala. rmante dhe duhet ndërhyrë menjëherë për të mbyllur të paktën shkollat nga klasa e pestë e lart.

Malaj gjithashtu ne nje shkrim se fundmi rendit një varg informacionesh nga qytetarë të lidhur me familje arsimtarësh dhe thotë se në sistemin parauniversitar duhet të ndërhyhet tani. Ajo ne postimin e saj i bën thirrje Ministrisë së Arsimit që të marrë masa sa nuk është vonë në ruajtjen e jetës së mësuesve dhe nxënësve.

“Nuk ka më kohë për t’u grindur, por për të reflektuar dhe për të zgjidhur situatën emergjente ku gjendemi”

Ja Mesazhi i plotë i Nora Malaj

Koha për të folur!

Të nderuar miq, sot është ditë e diel dhe gjithkush dëshiron të ketë nje ditë të bukur e të qetë! Sot do të doja të ndaja disa shqetësime me ju, miqtë e mi.

Është bërë shqetësuese dhe është kthyer problem situata e Covidite te sistemi i arsimit parauniversitarë. Që në mengjes e deri tani me kanë ardhur sms ala rmante që tregon se kemi nje perke qesim e inf eksion masiv me Covid në radhët e mësuesve.

1.“Mirëmengjes! Mësuesja R është me covid ne gjendje… Parametrat; 40 % e mushkrive e prekur. PCR 7 herë më e madhe. Diabeti 500. Temp ne monitorim por jo shume pas 6 ditësh.

Në shtëpi me oksigjen, me terapi e mjek. Nga përvoja jote me shkruaj ndonjë gjë Oh, Zoti, ma shpëtofte motrën! Po munde na ndihmo!… “ 2.”Përshëndetje, shumë shumë ndjesë për bezd isjen.

Po ju shkruaj për një hallin timin personal. E di që është jo etike, por kam mamin sëm urë, mësuese në shkollen x dhe do e çojmë për kurim në Turqi, dhe tarifa shkon afro 10 mijë dollarë.

Nëse keni mundësi, do të ishit ndihmë me çfarëdo kontributi financiar. Në kushte normale nuk do ta çoja kurrë këtë mesazh. Ndihem shumë në si klet, pasi nuk dua që të viheni në pozitë.”

3.”Miremengjes, uroj te jeni sa me mire te gjithe. Megjithese ështe e diel do te pyes per dicka ,por pa te vene ne siklet, nendrejtoreshe ime, po kalon COVID dhe i shoqin eshte tre mbur pasi nuk i kane dale mire analizat, A ke mundesi ta lidhesh me Piperon?”

(Për arsye etike nuk i kam vene emrat)

Te gjitha sms dhe te tjerat që nuk po i rendis, me shume etike dhe ndjesë tregojnë që njerëzit janë në lu fte me jeten dhe vd. ekjen. Tashmë numri i mësuesve që kane hum bur jetën ka shkuar 14 vetë.

Vetęm një shembull, në shkollen “Ahmet Gashi” në Tiranë 12 mësues i ka zënë Covidi, vetëm 6 mësuses kanë mbetur të pa infe ktuar. Këta të 6 mbajnë shkollën dhe levizin nga nje klasë ne tjetër duke i mbajtur nga 10 minuta shpjegim për të fluturuar te tjetra. Kësaj i thonë të veshësh “këmishën e forcësh” dhe si robot të vraposh nga nje klasë ne tjetrën.

Nje fakt tjetër, vetem në gjimnazin “Qemal Stafa” në çdo klasë ka nga 15 nxenes mesatare te infektuar me Covid. Jemi në situatë kur duhet të flasim për gjerat që na shqetësojnë⁰. Situata është ala. rmante.

Janë mbi 600 mësuese të sëmurë dhe 1500 nxenes të prekur nga Covid! Mendoj që kjo situatë kerkon një menaxhim më të pergjegjshëm e seriozë.

Nxënesit e sistemit nga klasa e gjashte e deri tek e nenta mund te alternohem në keto dy javë ne sistem on- line. Vetëm ata që janë me te vegjel, klasat e para deri në të pestat mund të behen mësime ne mjedise shkollore, po ku të jenë të dizif ektuara.

Sistemi higjieno – santitar duhet të i gjithi i monitoruar dhe ku te mos mungojnë uji, detergjentet dhe sapuni, te cilar jane ne gjendje te papërfillshme ne shkollat tona. I propozoj Ministrisë së Arsimit të marrë masa sa nuk është vonë në ruajtjen e jetes se mesuesve dhe nxenesve sa nuk është vonë.

Nuk ka më kohë për t’u gri ndur, por për të reflektuar dhe per te zgjidhur situatën emer gjente ku gjendemi. Nëse dëshiron të shkosh shpejt, shko vetëm. Nëse doni të shkoni larg, shkoni së bashku”.

Mendoj se ka ardhur momenti që duhet te shkojme bashkë dhe larg! Ka ardhur momenti që duhet të flasim e të veprojmë! Ata që kanë frikë nga fjala le të qëndrojnë në Dimrin e Vetmisë së Madhe që shumë shpejt po troket në dyert e tyre.

Uroj shërim të shpejtë të gjithë atyre që po vuajnë ne keto ditë të veshtira nga Covidi. Shërim sa me të shpejtë dhe nje pasdite sa më të qetë.