Sunday , November 29 2020

Shifrat njohin vetëm rritje; Mbi 780 raste të reja, ja sa humje jete në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë rritur rastet e reja ditore me koronavirus dhe humbjet e jetëve në tre spitalet Covid. Ministria e Shëndetësisë raporton për 786 raste të reja, nga 2 mijë e 592 teste për të dyshuar. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

379 raste në Tiranë, 71 raste në Gjirokastër, 35 raste në Shkodër,  31 raste në Fier, 28 raste në Krujë, 25 raste në Kavajë, 24 raste në Elbasan, 23 raste në Vlorë, Berat, Sarandë, 20 raste në Tepelenë, 18 raste në Lushnje, 14 raste në Durrës, 10 raste në Bulqizë, 8 raste në Pukë, 7 raste në Kurbin, Lezhë, Mat, Pogradec, 6 raste në Përmet, 4 raste në Delvinë, 3 raste në Korçë, Devoll, Kukës, Mirditë,  2 raste në Malësi e Madhe, Gramsh.

Kanë humbur jetën 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 51-vjeçar dhe 64-vjeçare nga Shkodra, dy 62-vjeçar një nga Kavaja dhe një nga Vlora, një 65-vjeçar nga Kruja, një 69-vjeçar nga Berati, një 71-vjeçare nga Lushnja, një 74-vjeçar dhe një 75-vjeçar nga Fieri, një 81-vjeçare nga Gramshi, një 81-vjeçar nga Tirana.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 349 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 14,565 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 424 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar. /noa.al/