Friday , November 27 2020

“Dashuri në kohë Covidi”; Infektohet me Covid deputeti socialist, e nis me puthje me gruan karantinën

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka publikuar një foto të veçantë me bashkëshorten e tij. Bushati tashmë i karantinuar, shihet në foto duke i dhuruar një puthje përtej xhamit gruas të tij.

Deputeti shkruan se është në ditën e katërt të simptomave. Pa dhënë shumë shpjegime për gjendjen e tij ai ka zgjedhur ta bëjë publik karantinimin e tij me ‘stil’.

“Dashuri në kohë Covidi. Duke numëruar ditët”, shkruan Bushati krah fotos.