Wednesday , November 25 2020

Kur mendohet të arrihet kulmi i valës së dytë të Covid-19? Skënder Brataj tregon dy muajt më delikatë

Ndërkohë që çdo ditë po shohim rekorde të infektuarish, duket se ende nuk e kemi arritur kulmin e valës së dytë. Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj u shpreh në emisionin “Repolitix” se në muajin nëntor dhe dhjetor pritet që të kemi rritje të rasteve të infektimeve ditore dhe numri mund të shkojë edhe mbi 1000 raste.

Brataj theksoi se duhet një ndërgjegjësim sa më i madh i qytetarëve në mënyrë që të parandalohet sa më shumë përhapja e COVID-19.  “Është rritur përhapja e infeksionit dhe është normale me kushtet e pandemisë që ndodhemi dhe këto shifra priteshin të vinin. Testimi tregon përhapjen e infeksionit dhe dihet që një përqindje e këtyre të infektuarve kthehen në pacientë në spitale.

Përderisa ka rritje të shifrave ende nuk kemi arritur kulmin e valës së dytë. Gjatë nëntorit dhe dhjetorit do të kemi rritje, që mund të kalojnë edhe numrin mbi 1000 të prekur në ditë”, -tha Brataj. Njësoj u shpreh edhe epidemiologu Ilir Alimehmeti, i cili tha se kemi një rritje të madhe të shifrave, ndërsa shtoi se nëse do të bëheshin 4 mijë testime, shifra mbi 1000 të infektuar mund të kishte dalë që sot.