Friday , November 27 2020

Si është ajo si vjehrrë? Valbona Selimllari rrëfen për marrëdhënien me të dashurën e djalit

Valbona Selimllari erdhi shumë ndryshe sot në emisionin “N’fermë”. Veçse u përshtat me ambientin ‘country’ në veshje, Valbonën e pamë edhe të drejtojë zetorin dhe të bëjë punë fshati. Mund të na e kishte marrë mendja se edhe me flokët e çrregullt, xhinse dhe këmishë me kuadrate, ajo do të dukej po aq bukur sa me fustanet e gjatë e gjithë sharm me të cilët shfaqet zakonisht në televizion.

Kjo intervistë na tregoi edhe një anë të panjohur të Valbonës, e cila foli për marrëdhënien që ka me fëmijët dhe me të dashurën e djalit të madh, Denit. Ajo rrëfeu se është munduar të gjejë balancën mes të qenit shoqe dhe nënë me tre fëmijët e saj. Ndërsa tani ka filluar të provojë edhe ndjesinë e të qenit vjehrrë.

E pyetur se si do ndihet kur i biri t’i sjellë një vajzë në shtëpi, Valbona rrëfeu se e ka një eksperiencë, pasi djali i madh e ka një shoqe me të cilën e ka prezantuar. “Ka një shoqe që kam përshtypjen që e do shumë. Kur ma tha në fillim thashë: ‘[Je] shumë i vogël’… E kam takuar dhe njihemi. Ajo ndihet shumë mirë me mua”, -u shpreh Valbona, ndërsa fillimisht tregoi se nuk do ta gjykonte kurrë nga pamja partneren e të birit, edhe pse vetë njihet si një nga vajzat më të bukura në Shqipëri.

“Unë nuk e kam parë kurrë si të rëndësishme bukurinë e njeriut. Unë nuk dua të më vijë një vajzë e bukur, dua të më vijë një vajzë e mirë në shtëpi. Por unë do ta dua sido që të jetë përderisa e do Deni. Nuk kam asnjë problem me këtë gjë. Zgjedhjet do të jenë të tij. Ai do zgjedhë, ai do jetojë, ai do jetë i përgjegjshëm, do pësojë… shpresojmë që jo. Unë do jem aty që ta mbështes sa herë që ai të ketë nevojë.” Ndërsa në fund Valbona është shprehur se lum ajo që do të shkojë në derën e saj, sepse është një shoqe shumë e mirë.