Friday , January 22 2021

Makina merr flakë në ecje në autostradën Elbasan-Peqin, shpëton mrekullisht 22 vjecari

Ka qenë një defekt në pajisjet elektrike që ka bërë që një autoveturë të përfshihet nga zjarri në mes të autostradës Elbasan-Peqin. Ndërkohë në një video të siguruar nga mediat, shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë menjehere duke bërë të mundur shuarjen e flakëve edhe pse autovetura është pothuaj se shkrumbuar sipas asaj qe shihet ne pamje.

Por për fat të mirë 22-vjeçari që po e drejtonte mjetin, ka mundur që të shpëtojë mrekullisht. Po ashtu mësohet se nga zjarri, nuk ka pasur persona të tjerë të lënduar. Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt në motor, çka ka bërë që mjeti të përfshihet nga flakët.

Sakaq, si pasojë e makinës që është përfshirë në flakë aksi rrugor ka qëndruar për gati 30 minuta i bllokuar, duke sjellë edhe rëndimin e trafikut në këtë segment nacional./dosja.al