Sunday , April 18 2021

Pedagogia e njohur preket nga Covid: Nuk është turp të infektohesh, por turp është…

Pedagogia e njohur Ilirjana Kuçana, nëpërmjet një statusi në instagram ka bërë me dije se është prekur nga Covid-19 dhe momentalisht ndodhet në karantinë sëbashku me familjarët e saj. Ajo shkruan se ka qenë gjithmonë e kujdesshme ndaj virusit ku dezifektantin nuk e ka hequr ndonjë herë nga dora, por koronavirusi sërish e preku atë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Kuçana shkruan se nuk është turp të prekesh nga Covid, por turp është nëse je i pakujdesshëm.

Postimi i plotë:

Sado i kujdesshëm të jesh ky virus nuk të fal!

Kjo më ndodhi pikërisht mua.

Mua që dezifektuesin se kam ndarë asnjëherë nga jeta ime e aq më pak kohën që ky virus “pushtoi” vendin tonë.

Mua që që nga momenti i parë kam mbajtur maskë, kohët e fundit nga këshilla që më dhanë disa miq edhe dopio maskë.

Miq e vetmja gjë për të cilën do doja të mos etiketohesha si pozitive, ishte pikërisht tamponi.

Prej ditësh jam e pafuqishme, me temperaturë të lartë, kam vështirësi në frymëmarje. Ky virus qenka shumë i rëndë, pa e provuar mbi supe nuk ke si e beson.

U gjenda në një situatë të vështirë kur mora përgjigjen, jo më tepër nga përgjigja sesa përçmimi me të cilin ma dhanë përgjigjen.

Nuk është turp të jesh e infektuar me një virus nanoskopik që po infekton dhe po përgjunj të gjithë planetin.

Turp është të jesh i pakujdesshëm, të mos zbatosh protokollin anti-Covid-19, të dalësh dhe të bëhesh burim infeksioni për ata që të rrethojnë.

Sot ndodhem familjarisht e karantinuar dhe shpresoj një orë e më parë të përfundojnë këto dhimbje dhe ky virus të zhduket përfundimisht nga ky planet me njëmijë e një halle të tjera!/GazetaReforma.com/