Saturday , January 16 2021

U tha se Anxhela Peristeri është fituese e ‘Festivalit të Këngës’? Por ja si qëndron e vërteta

Ditën e sotme, në media kanë qarkulluar lajme se Anxhela Peristeri do të prezantojë Shqipërinë në Eurovision. Për më tepër, është publikuar dhe një listë, sipas të cilës këngëtarja ka marrë 322 pikë nga juria e Festivalit të Këngës. Si qëndron e vërteta? I kontaktuar nga “Abc News”, drejtori i RTSH-së, Martin Leka ka deklaruar se fituesi nuk është shpallur, pasi festivali nuk është zhvilluar ende.

“Është e pamundur të dalë fituesi, kur festivali nuk është zhvilluar ende. Po e qartësoj që Festivali i Këngës do të mbahet në datat 16, 17 dhe 18 dhjetor.

Gjithçka është bërë për shkak të interesave personal, nga njerëz që po mundohen të ulin figurën e festivalit të krijuar prej vitesh. Juria nuk është ajo e publikuar në media, emrat janë të tjerë”, është shprehur ai.