Sunday , April 18 2021

Humb jetën legjenda e futbollit botëror Diego Armando Maradona. Shkaku

Mediat argjentinase kanë raportuar se legjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona ka pësuar një arrest kardiak sot dhe për pasojë ka ndërruar jetë në moshën 60 vjeçare. Gjithashtu gazetat argjentinase Clarin dhe Ole raportojnë se fituesi i Kupës së Botës pësoi një arrest kardiak ditën e sotme në mëngjes.

Maradona i ishte nënshtruar kohëve të fundit një operacion pas mpiksjes së gjakut në tru. Pas operacionit në tru, personeli mjekësor e ka mbajtur atë nën vëzhgim. Por, sipas mediave argjentinase arresti kardiak ka qenë fatal për të duke ndaluar përgjithmonë frymën e legjendës argjentinase