Friday , January 22 2021

Humbi familjen nga tërmeti i 26 nëntorit/ I mbijetuari prek me rrëfimin e tij: Do bëhesha gjysh, tani s’jam më as baba

Albert Cara, i mbijetuari i vetëm i familjes së tij pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar ka rrëfyer tragjedinë dhe boshllëkun që ka lënë pas humbja e të afërmve të tij. Ai tregon me lot në sy se priste të bëhej gjysh pasi nusja e tij ishte 2 muajshe shtatzënë, pa e menduar se do të vinte dita që nuk do të ishte më as baba.

“Atë natë ra i pari, i lehtë, nga ora 20:00. Miri dhe nusja, Stela, kanë ndenjur në kafe deri nga ora 03:00. Ajo që më ka ngelur pishman është pse u kthyen. Unë dola në korridor kur ra tërmeti, ndërsa nusja me djalin, të përqafuar, ishin në një kolonë. Nuk po ngriheshin dot në këmbë për shkak të lëkundjeve. Ka qenë tmerr, e kujtoj, nuk e di sesi po e përballoj. O zot, thashë, dhe u lusja. Dy të vegjlit më ikën para syve. Nga kati i pestë rashë në kat të parë. Gruaja më ka lënë sakat, e kisha shok, kishim një marrëdhënie të jashtëzakonshme. Kur mendova se arrita gjithçka, m’u shkatërrua. Do të bëhesha gjysh, nusja ishte dy muajshe shtatzënë, por tanimë nuk jam as baba”, –u shpreh Albert Cara për Neës 24.