Friday , January 22 2021

Pas tre ditësh në intubim, ndërron jetë nga koronavirusi 29-vjeçarja shqiptare shtatzënë

Një 29-vjeçare ka vdekur sot nga Koronavirusi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. E ndjera ka qenë shtatzënë në javën e 27-të, dhe ndonëse ka qenë nën monitorimin e konsiliumit mjekësor, nuk është arritur të shpëtohet as foshnja. Gruaja ishte pranuar fillimisht në Klinikën e Gjinekologjisë javën e kaluar, por në të njëjtën ditë ishte transferuar në Klinikën Infektive e tre ditë më vonë në Mjekimin Intensiv Qendror ku ishte intubuar për shkak të gjendjes së rëndë.

“Mund t’ju konfirmojmë informacionin se një grua shtatzënë (1991) ka ndërruar jetë në Mjekimin Intensiv Qendror rreth orës 3:00 të mëngjesit të sotëm”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së, për Gazeta Shneta.

Fatkeqësisht kjo është shtatzëna e dytë që ka humbur betejën me Covid-in në Kosovë që nga muaji mars kur është shfaqur pandemia. Deri më tani edhe dhjetëra gra të tjera shtatzëna janë infektuar me Covid-19 dhe të njëjtat kanë kryer edhe lindje në Gjinekologji.