Sunday , April 18 2021

I prekur me Covid, tentoi të kalojë kufirin, 65-vjeçarit nga Elbasani i ndodh gjëma

Një 65-vjeçar nga Elbasani është gjobitur nga policia. Raportohet se ai ka tentuar të kalojë kufirin me Greqinë edhe pse ishte i infektuar me koronavirus. Procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.

Ditën e sotme u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin V. Ll., 65 vjeç, banues në fshatin Lumas, Elbasan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në PKK Kakavijë, pas kontrollit të dokumentit të PCR ka rezultuar pozitiv me SARS – COV 2, sipas analizave të një laboratori në një klinikë private.

Gjithashtu, këtij shtetasi i është vendosur edhe masa administrative në vlerën 700.000 lekë.