Wednesday , January 27 2021

Një grua mund të të lërë, edhe nëse të do. Ja çfarë duhet të dijë një burrë

Gratë ndodh që i lënë burrat që duan. E bëjnë. Edhe pse mund të ndihen keq. Edhe nëse zemra e tyre ndahet në copa të vogla, ato largohen. Mbledhin gjithë guximin e tyre dhe i lënë burrat me të cilët ata madje mund të kenë edhe fëmijë e shtëpi. E bëjnë këtë për shumë arsye, por ekziston një arsye vitale përse gratë largohen dhe nuk ka të bëjë fare me mashtrimet.

Një grua do ta lërë atë që do, nëse ai nuk është i pranishëm. Mund të mos jetë i pranishëm, sepse luan, punon, shikon TV, del me shokët… lista është e gjatë.

E nuk themi se janë të gjithë meshkuj egoistë. Disa prej tyre janë burra me të vërtetë të fortë dhe baballarë të jashtëzakonshëm dhe të kujdesshëm.

Ata e mbështesin dhe e duan familjen e tyre. Megjithatë, ata bëjnë gabimin që e marrin të mirëqenë gruan e tyre, dhe nuk janë veçanërisht të pranishëm. Të shumta janë gratë që thonë se mund të ketë të tjerë që u vardisen, dhe meshkujt e tyre as i vënë re.

Kjo është me të vërtetë e trishtë.

Burrat mund të zemërohen sa të duan, por ky është realiteti.

Gruaja nuk është prona juaj. Ajo nuk ju detyrohet për asgjë.

Mund të largohet kur të dojë, nëse nuk është e kënaqur me marrëdhënien që jeton. Kjo është arsyeja ps nuk duhet ta merrni për të mirëqenë.

Një grua duhet të fitohet çdo ditë. Dhe një burrë, mund ta bëjë vetëm me praninë e tij.

Ajo dëshiron që ju ta dëgjoni dhe t’i kushtoni vëmendje. Ato pak gjëra që për të, kanë rëndësi më shumë se çdo gjë tjetër.

Ajo dëshiron të yë ndjejë. Dëshiron të ndjejë pasionin tënd dhe dëshirën tënde për të. Gjithashtu dëshiron të ndjehet pasioni juaj për jetën. Vitaliteti juaj është një nga gjërat më tërheqëse që mund të keni.

Ajo dëshiron që një burrë ta dëgjojë. Një burrë, mendja e të cilit nuk bredh. Dëshiron të të shohë duke e parë thellë në sy, si herën e parë. Sikur të ishte gruaja më e bukur që ke parë ndonjëherë.

Jini të pranishëm me të, kushtojini gjithë vëmendjen. Mbajani duart dhe kushtojini vëmendje të gjitha ndjenjave që keni kur e prekni.

Vini re se çfarë do të thotë prania juaj për të. Çfarë ndjen? Çfarë ndryshimesh ndodhin në trupin tënd? Kjo është vetëdija.