Sunday , April 18 2021

Nuk publikon asnjëherë foto me bashkëshortin, Manjola Nallbani rrëfen arsyen e këtij vendimi

Këngëtarja Manjola Nallbani e ruan me fanatizëm jetën e saj private dhe mundohet ta mbajë sa më larg syrit të publikut. Kjo ka qenë një zgjedhje e saj dhe duket se kështu do të vazhdojë të jetë për sa kohë familjarët e saj zgjedhin të kenë një jetë jopublike. E pranishme në “Shiko kush luan”, Manjola u pyet pse nuk poston kurrë foto me bashkëshortin. Kësaj pyetjeje, këngëtarja iu përgjigj:

“Familjen njeriu e konsideron më të shtrenjtë se veten. Unë kam zgjedhur të jem person publik. Bashkëshorti im nuk ka pse të ketë një jetë publike. Në karrierën time ka pasur njerëz që më kanë dashur, siç ka pasur edhe nga ata që nuk më kanë dashur dhe askush nuk ka arsye që një artiste ta shajë apo ta urrejë, mirëpo edhe ndodh. Këto janë kusure që ne [artistët] i kemi zgjedhur, kemi zgjedhur të bëjmë këtë jetë. Ndërsa im shoq ka profesionin e tij, ka figurën e tij, ka dinjitetin e tij. Pikërisht për hir të dashurisë për të, nuk dua të bëjë një jetë që ai nuk e ka zgjedhur.” – tha Manjola.

Manjola rrëfeu në një postim në Instagram se emisioni është xhiruar pak ditë më parë, pasi aktualisht ndodhet e izoluar duke qenë se ka rezultuar pozitive me Covid-19.