Sunday , April 18 2021

I madhi Agron Llakaj ndan pamjet e veçanta me bashkëshorten dhe i bën dedikimin romantik: Le të dehemi…(Foto)

Agron Llakaj ka publikuar si rrallëherë një fotografi të veçantë, me rastin e datëlindjes së bashkëshortes së tij, Kostandina. Çifti janë bashkë prej vitesh megjithatë aktori i humorit vijon të jetë romantik me partnren e tij dhe këtë e ka vërtetuar më së miri me pamjet e fundit që ka ndarë në rrjete sociale.

“E si mund te filloj Dhjetori ndryshe?! Ne ditelindjen tende shume urime zemre,e dashur Kostandina ! Per buqete zgjodha kete foto ,kane gjithe freskine dhe bukurine e luleve me arome biri…,Adea,Teos dhe Brus . Gezofsh dhe per 100 ! Nuk festojme dot sic do deshironim…,por do pime dolli zemre e dashurie…,le te dehemi ! Gezuar Kostandina 60 vjetorin!”, shkruan Llakaj, i cili shihet me bashkëshorten dhe nipërit e tyre.

Këtë vit për shkak të pandemisë, Kostandina nuk mund të festojë si zakonisht, por kjo nuk do e pengojë të pijë një ‘dolli zemre’ me bashkëshortin e saj. /Descript.al/