Monday , January 18 2021

Ndërroi jetë nga Covid-19 Profesori i nderuar Kozma Hakani. Mesazhi prekës i Kryebashkiakut Llatja për mësuesit e tij

Ish-kreu i Këshillit të qarkut të Elbasanit ka humbur betejën me COVID-19. Kozma Hakani ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare. Ai kishte 14 ditë i shtruar në spitalin COVID 2. Kozma Hakani ka qenë edhe drejtor i Arsimit në qarkun e Elbasanit dhe për 40 vite punoi në Arsim. Dhe vetë kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja e pati mësuesin e tin të matematikës në gjimnazin Dhaskal Todri.

Z. Llatja ka shkruar një mesazh mjaft prekës për Profesorin e tij:

Mesazhi i plotë:

Kjo flamë e mallkuar nuk kurseu as profesorin e mirë të qytetit Kozma Hakani. Pas shumë ditësh sfiduese me këtë sëmundje të pabesë ai nuk mundi ta fitojë këtë betejë.

Mësuesi energjik që kam patur fatin ta kem gjatë viteve të mia të gjimnazit që me pasion e përkushtim edukoi shumë e shumë breza; dhe intelektuali i respektuar që kontribuoi në mjaft detyra të rëndësishme në kohë të vështira për Elbasanin s’është më duke lënë një boshllëk të madh për familjen dhe të gjithe ne.

U PREHSH NË PAQE PROFESOR KOZMAI!